Për herë të parë në krye të “Disney” emërohet një grua

schedule11:20 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 11:20 - 3 Dhjetor, 2021

 Disney për herë të parë në 98 vite që nga themelimi i kompanisë ka emëruar në krye një grua. Susan Arnold, e cila ka qenë anëtare e bordit të “Disney”-t për 14 vite do të zëvendësojë Bob Iger në fund të këtij viti, shkruan BBC

Iger dha dorëheqjen si shefi ekzekutiv i “Disney”-t, pas 15 vitesh. Ai ka qenë në krye të kompanisë që nga viti 1996. Largimi i tij shënon fundin e një epoke për “Disney”. Arnold ka qenë prej vitesh në role drejtuese në disa prej kompanive më të mëdha të Amerikës.

Gjatë 8 viteve të fundit, ajo ka qenë në krye të ka qenë të kompanisë “Carlyle Group”. Po ashtu, më parë ka punuar edhe në “Procter and Gamble” dhe “McDonald’s”.

“Susan është një ekzekutive me vlera,  përvoja e pasur, integriteti i palëkundur dhe gjykimi i ekspertëve kanë qenë të paçmueshme për kompaninë që kur ajo iu bashkua bordit në vitin 2007,” tha Iger.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!