Për herë të parë në Klinikën Vital ofrohen shërbimet dermoestetike me aparaturat e metodat më bashkëkohore

schedule18:17 - 20 Shkurt, 2020

schedule 18:17 - 20 Shkurt, 2020

Klinika Vital vjen më pranë jush me shërbimet në fushën e dermoestetikës. Pranë Vital keni mundësinë të gjeni shërbimet  bashkëkohore, sa i përket rigjenerimit të lëkurës.

“Është hera e parë që ofrohet tek Vital, pseja e dermoestetikës dhe ka të bëjë me gjithçka që ka lidhje me rigjenerimin e lëkurës, që nga mezoterapia, PRP, dermapen apo dermaroller, fillers, botox.

Pra trajtimet në Vital kanë të bëjnë me çdo gjë që bën pamjen më të rinuar, trajtimin sidomos me fillerat, psh në pjesën periorbitale, me rrathët e zinj, etj”, tha Dermoestetistja Klaudia Ferko.

Metodat më të avancuara, dhe efikase, mund t’i gjeni vetëm në Klinikën Vital. Dermoestetistja Klaudia Ferko rekomandon aplikimet e fillersave dhe plazmës, si metodat më të preferuara vitet e fundit edhe në dermoestetikën europiane.

“Ka shumë femra që ineteresohen për të bërë një rregullim të hundës që quhet, liquidiraynoplastic, i cili preferohet të bëhet me fillers, dhe jo duke iu nënshtruar kirurgjisë operative.

Gjithashtu është shumë e preferuar, duke filluar që nga moshat e reja deri tek moshat më të avancuara, për pjesët e rrathëve të syve, rregullimin e buzëve, ose qoftë edhe konturimin e gjithë pjesës së fytyrës.

Plazma jep një rigjenerim të pjesës së lëkurës, por nuk përdoret vetëm për këtë. Përdoret edhe për pjesën e rigjenerimit të strijave, dhe të rigjenerimit të një lëkure që mund të ketë shumë vite e ekspozuar në diell”, tha Ferko.

Falë mjekëve profesionistë dhe aparaturave të fjalës së fundit në Klinikën Vital mund të merrni rezultatin e dëshiruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!