Senati i SHBA-ve për herë të parë në historinë e saj ka zgjedhur në krye të Forcave Ajrore, gjeneralit afro-amerikan Charles Brown Jr.
Mediat vendase bëjne me dije se Brown është emëruar me mbështetje të 98 votave dhe asnjë kundër, përveç senatorëve Bob Casey dhe Ben Cardin të cilën nuk votuan.
Më parë, Broën ishte komandant i Forcave Ajrore të Paqësorit, pasuar nga një karrierë mbi tre dekada në Forcat Ajrore dhe udhëheqje të një skuadre luftarake si zëvendës komandant për Komandën Qendrore të SHBA-ve.
Me përfaqësues nga secila degë e shërbimit luftarak, shefat e përgjithshëm të shtabit, ku tani do të shërbejë Broën, në mënyrë kolektive këshillojnë presidentin për çështjet ushtarake, si dhe këshillat e sigurisë.
Ndërkohë pas vdekjes së afro-amerikan George Floyd, i cili më 25 maj vdiq në Minnesota pasi një polic i bardhë mbajti gjurin e tij mbi qafën e viktimës për pothuajse 9 minuta duke injoruar lutjet e tij se nuk mund të merrte frymë, Brown kishte shpërndarë në rrjetet sociale një video-mesazh.
Përmes këtij video-mesazhi Brown reflektoi mbi gjendjen e drejtësisë racore në Amerikë.
“Ja se çfarë mendoj unë… mendoj se sa jam i mbushur me emocion, jo vetëm për George Floyd-in, por për shumë afro-amerikanë që kanë pësuar të njëjtin fat si të George Floyd-it. Jam duke menduar për protestat në vendin tim, për tokën e ëmbël të lirisë, barazinë e shprehur në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën që unë jam betuar për jetën time se do ta mbështes. Jam duke menduar për një histori të çështjeve racore dhe për përvojat e mia që jo gjithmon thurnin lirinë dhe barazinë”, ka thënë në mesazhin e tij Brown./abcnews.al