Për herë të parë në histori, numri i turistëve në Venecia kalon atë të banorëve

schedule15:04 - 25 Shtator, 2023

schedule 15:04 - 25 Shtator, 2023

Venecia, një nga destinacionet më të njohura në botë, po përballet me pasojat e turizmit masiv. Banorët e qytetit thonë se situata ka dalë “nga kontrolli” pasi numri i turistëve vazhdon të rritet, ndërsa numri i banorëve ka shënuar rënie.

Këtë muaj, për herë të parë në histori, numri i turistikë në Venecia tejkaloi numrin e banorëve. Kjo do të thotë se ka më shumë dhoma hoteli dhe qira afatshkurtra sesa njerëz që jetojnë në qytet, raporton Wall Street Journal.

Kjo situatë ka efekte serioze në cilësinë e jetës së banorëve. Çmimet e qirave janë rritur shumë. Përveç kësaj, shumë dyqane dhe shërbime të tjera të nevojshme për jetën e përditshme janë mbyllur, pasi nuk ka më kërkesë nga vendasit.

Banorët e Venecias i kërkojnë qeverisë të marrë masa për të përballuar problemin e turizmit masiv.

Ata propozojnë uljen e shtëpive me qira për turistët, rritjen e taksave për hotelet dhe qiratë afatshkurtra, si dhe subvencionimin e atyre që i japin banesat me qira vendasve.

Javën e kaluar, këshilli i qytetit të Venecias miratoi një tarifë prej 5 € për udhëtarët ditorë që hyjnë në qendrën historike të qytetit, duke filluar nga pranvera e ardhshme. Banorët, punëtorët dhe studentët do të përjashtohen nga tarifa, e cila do të paguhet online.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!