Për herë të parë në Gjermani do të ekspozohet portreti i Beethoven

schedule09:45 - 15 Shkurt, 2020

schedule 09:45 - 15 Shkurt, 2020

Një portret i Beethovenit, i pikturuar nga piktori surrealist spanjoll, Salvador Dalí, do të shfaqet për herë të parë të dielën në Gjermani.

Portreti është pjesë e ekspozitës së Salvador Dalísë dhe Hans Arpit, që do të hapet në Remagen të Gjermanisë  me rastin e 250-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh.

Dalí (1904-1989) dhe Arp (1886-1966) u takuan në Paris në vitin 1929 dhe punuan së bashku për një dekadë, duke marrë pjesë në ekspozita të shumta, kur Arp ishte në fazën e tij surrealiste.

Ekspozita është realizuar për të treguar dialogun intensiv që ekzistonte mes dy artistëve gjatë kulmit të Surrealizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!