“Për herë të parë në Europë”, ambasada e SHBA nxjerr foto nga nisja e stërvitjes “Defender 21”

schedule18:25 - 4 Maj, 2021

schedule 18:25 - 4 Maj, 2021

Ambasada e SHBA ka publikuar fotot nga ceremonia e nisjes së stërvitjes Defender 21 në vendin tonë. Ambasada shkruan se ky operacion që lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet kur nuk mund të hyjnë në porte, provohet për herë të parë në Europë që nga lufta e dytë botërore.

“Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes Defender Europe 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, Gjeneralët e Shteteve të Bashkuara Tod Ëolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, Ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga anija në breg.

Ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore”, shkruan ambasada e SHBA./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!