Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Për herë të parë në disa muaj, studentët e Wuhan-it kthehen në universitete

schedule16:42 - 8 Qershor, 2020

schedule 16:42 - 8 Qershor, 2020

Studentët qytetin ku mendohet të ketë “lindur” koronavirusi po kthehen për herë të parë ditën e sotme në universitete.

Që në fillim të majit, qeveria lokale e vendit e ka shtyrë kthimin e sutudentëve në institucionet akademike. Megjithatë, ditën e sotme, studentët në vitin e fundit dhe ata që janë në master për t’u specializuar në kërkim shkencor janë kthyer në universitete. Lajmin e konfirmoi media shtetërore në vend.

Gazeta Zyrtare Daily People po publikon fotografi të studentëve që kthehen në universitete me çanta dhe maska vënë. Atyre u është thënë që të paraqiten në momente specifike për të ruajtur distancimin shoqëror, dhe i nënshtrohen kontrolleve të temperaturës gjatë mbërritjes.

Në Wuhan u konfirmuan më shumë se 50,000 raste me Covid-19 dhe banorët e qytetet qëndruan për 76 ditë në karantinë të rreptë.

Të Premten, autoritetet konfirmuan se qyteti nuk ka më asnjë rast simptomatik, ndërsa afërsisht 200 persona që janë asimptomatikë janë ende nën vëzhgimin mjekësor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!