Për herë të parë në botë, lind në kopshtin zoologjik breshka albine midis gjigantëve të Galapagos

schedule14:47 - 10 Qershor, 2022

schedule 14:47 - 10 Qershor, 2022

Një fenomen i veçantë ka ndodhur në një kopsht zoologjik në Zvicër.

Për herë të parë në botë ka lindur një breshkë albine.

“Ne u befasuam kur zbuluam një albin të vogël midis këlyshëve tanë gjigantë të Galapagos, ky fenomen nuk është vërejtur kurrë në kopshtet zoologjike apo në natyrë.”

Pikërisht me këtë fjalë nga Tropiquarium of Servion, në Zvicër u dha njoftimi i gëzuar i një lindjeje të jashtëzakonshme.

Dy breshkat e porsalindura ishin të ndryshme nga njëra-tjetra.

“Njëra ishte e zezë si prindërit e saj dhe tjetra e bardhë, albinë.”

“Këto breshka janë në rrezik zhdukjeje. Janë lindje të rralla dhe të jashtëzakonshme sidomos për ato albinë. Kjo është hera e parë në botë që një breshkë albine Galapagos lind dhe mbahet në robëri. ”, shtohet në deklaratë.

Albinizmi është i rrallë te breshkat me afërsisht një në 100,000 individë, krahasuar me afërsisht një në 20,000 individë te njerëzit./abcnews.al/