Për herë të parë në 20 vite, SHBA aprovon një trajtim të ri për sëmundjen e Alzheimer-it

schedule17:49 - 7 Qershor, 2021

schedule 17:49 - 7 Qershor, 2021

Rregullatorët e barnave në SHBA kanë aprovuar një trajtim të ri për sëmundjen e Alzheimer-it për herë të parë në 20 vite.

Medikamenti Aducanumab ka target shkakun themelor të Alzheimer-it, formën më të zakonshme të demencës, sesa simptomat e saj.

Aducanumab synon amiloidin, një proteinë që formon grumbuj anormalë në trurin e njerëzve me Alzheimer që mund të dëmtojë qelizat dhe të shkaktojë demencë, duke përfshirë:

probleme të kujtesës dhe të menduarit

çështjet e komunikimit

konfuzion

Në mars 2019, testet ndërkombëtare të fazës së vonë të aducanumab, që përfshinë rreth 3,000 pacientë, u ndaluan kur analiza tregoi se ky medikament nuk sillte benefite në ngadalësimin e përkeqësimit të kujtesës dhe problemeve të të menduarit krahasuar me një “placebo”.

Por më vonë atë vit, prodhuesi amerikan Biogen analizoi më shumë të dhëna dhe arriti në përfundimin se doza më të larta të aducanumab ngadalësuan ndjeshëm rënien njohëse. s/b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!