Për herë të parë në 14 vite, çmimet e apartamenteve në Mbretërinë e Bashkuar shënojnë ulje drastike

schedule12:42 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 12:42 - 8 Dhjetor, 2022

Nga Financial Times

Çmimet e apartamenteve në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë për të tretin muaj radhazi dhe me ritmin më të shpejtë që nga kriza financiare e vitit 2008. Të dhënat e publikuara të mërkurën nga shërbimet e hipotekave Halifax nxorën në pah se çmimet mesatare të apartamenteve ranë me 2.3% midis tetorit dhe nëntorit.

Kjo ishte rënia më e madhe në një muaj që nga tetori i vitit 2008, rënia e tretë më e madhe në 40 vite me një rënie prej 0.4 përqind midis shtatorit dhe tetorit dhe një rënie prej 0.1 përqind midis gushtit dhe shtatorit.

Norma vjetore e çmimeve të apartamenteve u ul në 4.7 për qind, nga 8.2 për qind në mujin e kaluar dhe ritmi më i ngadaltë që nga korriku 2020.  Çmimi i apartamenteve ra në 285,579 paund në nëntor, 2.9 për qind më pak nga 293,992 paund në gusht të këtij viti, raporton abcnews.al.

Normat e hipotekave kanë shënuar rritje gjatë muajve të fundit, duke reflektuar pritshmëritë për kosto më të larta të huamarrjes afatmesme, pasi Banka e Anglisë po përballet me rritjen e inflacionit, i cili ka shënuar nivelin më të lartë në 41 vite.

Pritshmëritë e  tregut për rritje të mëtejshme të normave të interesit ka shënuar rritje gjithashtu pas buxhetit “mini” të kancelarit të dikurshëm Kwasi Kwarteng, i cili përfshinte 45 miliardë paund ulje taksash, por tani janë kthyer në nivelet e para 23 shtatorit.

Kinnaird tha se rënia reflektoi gjithashtu një “proces normalizimi” pas rritjes më të madhe të çmimit të apartamenteve, gjatë dy viteve të fundit. Në gusht të këtij viti, çmimi mesatar u rrit me 23% në krahasim me janar të 2020, përpara fillimit të pandemisë Covid-19.

Shërbimi i hipotekave Nationwide javën e kaluar raportoi rënien më të madhe mujore të çmimeve të apartamenteve që nga qershori 2020. Sipas Halifax, ritmi i rritjes vjetore të çmimeve u ngadalësua në të gjithë rajonin, përveç njërit, në verilindje, raporton abcnews.al.

Uellsi dhe zonat në jugperëndim regjistruan rënien më të madhe vjetore, nga 11.5 për qind në 7.9 për qind dhe nga 10.7 për qind në 8.4 për qind respektivisht. Të dyja zonat ishin pikat kryesore të rritjes së çmimeve gjatë pandemisë.

Ritmi vjetor u ngadalësua me 1.4 % në 5.2 për qind në muajin nëntor në Londër. Çmimet në Irlandën e Veriut ranë me një përqindje më të vogël 0.6% duke shkuar në 9.1 për qind.

Tom Bill, agjent i pasurive i Knight Frank në Mbretërinë e Bashkuar, tha se priste që çmimet e apartamenteve të regjistronin nivelin që ishin në verën e vitit 2021.

Wishart në Capital Economics tha se më parë kishte parashikuar që çmimet e apartamenteve në Mbretërinë e Bashkuar do të binin me 12 për qind deri në mesin e vitit 2024.

Ai shtoi se ai tani pret që Londra dhe jugu i Anglisë të përjetojnë “rëniet më të mëdha të çmimeve, ndërsa Skocia dhe Irlanda e Veriut mund ta përballojnë më lehtë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!