Kina dërgoi një civil në hapësirë të martën, ndërsa nisi misionin Shenzhou-16, duke shënuar një tjetër hap përpara për programin ambicioz hapësinor të vendit.
Tre astronautët Shenzhou-16 u nisën nga qendra e nisjes satelitore Jiuquan në shkretëtirën e provincës Gansu të Kinës në orën 9:31 të mëngjesit të së martës, duke u drejtuar për në stacionin hapësinor Tiangong që rrotullohet rreth tokës.
Ky është misioni i pestë i drejtuar nga Kina në stacionin hapësinor që nga viti 2021.
Midis ekuipazhit të Shenzhou-16, Gui, është edhe një profesor i institucionit prestigjioz të aeronautikës të Kinës, Universiteti Beihang, i cili ndoqi studimet e tij postdoktorale në Kanada.
Të gjithë astronautët e tjerë kanë qenë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.
/abcnews.al