Për herë të dytë në SPAK? Reagon Dritan Leli: Jam në Greqi

schedule18:26 - 13 Tetor, 2022

schedule 18:26 - 13 Tetor, 2022

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli nuk është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK në Tiranë siç është raportuar në disa media. Në një reagim për gazetaren e Gazetës Express për Shqipërinë, Beklie Koltraka, kryebashkiaku tha se ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi e cila ishte e planifikuar më parë.

Leli theksoi për Express se nuk është thirrur nga Prokuroria për t’u marrë në pyetje ditën e sotme dhe as në ditët në vijim.

Ndodhem në Greqi. Lajmi për paraqitjen time në SPAK ditën e sotme nuk është i vërtetë. Nuk jam thirrur nga Prokuroria as sot dhe as për në ditët në vijim”, shtoi Leli për Gazetën Express.

Për herë të parë kryebashkiaku i Vlorës është marrë në pyetje nga SPAK për rreth një orë më 22 korrik 2022.

Atëherë pas daljes nga prokuroria e Posaçme Leli nuk dha detaje se për çfarë u pyet në SPAK duke u përgjigjur: “Pyesni SPAK për më shumë informacione”. Leli po merret në pyetje në lidhje me një hetim, për të cilin edhe Prokuroria po tregohet e rezervuar për informacione.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!