Për hajër i qoftë të zotit të shtëpisë!

schedule10:38 - 29 Korrik, 2022

schedule 10:38 - 29 Korrik, 2022

Nga Edi Oga

Dasmë të madhe bënë dje shqiptarët!

Dasmën e fejesës me ‘gruan’ dhe të përvjetorit të njohjes me ‘dashnoren’ !

Duket pak e komplikuar por ne shqiptarët dallohemi për toleranca dhe baskëjetesa, ndaj i festojmë të gjitha, madje edhe i bashkojmë ngjarjet, mjaft që ta ‘djegim’!

E kur shqiptari bën dasëm, nuk kursen, merr borxhe e kredi, merr lokalin më të madh dhe këngëtarët më të shtrenjtë! Në fund ia plas me fishekzjarre, më të zhurmshëm dhe më të shndritshëm se ato të Olimpiadës së Pekinit!

Lexo edhe: Mijëra shqiptarë surprizohen nga mesazhi që vjen nga Amerika, ndërsa festohej në sheshin “Skënderbej”

Për dreq, kjo dasmë e çmendur i duhej vetëm ‘të zotit të shtëpisë’, për t’i treguar botës se jemi mirë, por në fakt nuk jemi hiç mirë. Jemi në pikë të hallit.

Na ka mbytur korrupsioni, krimi, rritja e çmimeve. Në sfond po shfaqet edhe një krizë energjetike që do të na ‘e ftohë’ dimrin.

Në vend që të kursejmë, ne harxhojmë, për t’i treguar botës që as kemi, as na mbarojnë!

Deri kur do të vazhdojmë t’i zgjidhim hallet e shtëpisë me ‘dasma’?!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!