“Për dosjen e dytë priste arrestimin”, Llabani: Beqaj kishte bindjen që SPAK te “Sterilizimi” s’kishte shkuar deri te paratë!

schedule22:37 - 4 Korrik, 2024

schedule 22:37 - 4 Korrik, 2024

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u vu në pranga mëngjesin e kësaj të enjteje me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas prokurorisë ish-ministri Beqaj në kohën që ka mbajtur detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programeve Strategjike, njohur ndryshe si SASPAK ka ngritur një skemë të mirëfilltë korruptive me qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet duke organizuar tendera fiktivë.

Përveç Beqajt në pranga janë vënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ermal Kërtulaj dhe Alfred Nikollaj.

Gazetari Trashëgim Sokolaj, u shpreh se me arrestimin e Beqajt, SPAK ka hedhur pishtë “rezervat” e krijuara nga opinioni publik për punën e tij.

“SPAK me arrestimin e Beqajt, ka vendosur në vend një pikëpyetje të madhe që është krijuar për super-SPAK”, tha gazetari Sokolaj.

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në “360 Gardë” theksoi se Beqaj e ka pritur arrestimin për dosjen e dytë, ndërsa për “Sterilizimin” ka qenë i bindur që SPAK nuk ka arritur të shkojë deri tek gjetja e parave.

“E ka pritur arrestimin për dosjen e dytë, sepse për dosjen e parë ka qenë i bindur se SPAK nuk ka shkuar deri tek paraja”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!