Alvaro Gonzalez ka reaguar, duke mohuar pretendimet e Neymar. Braziliani akuzoi mbrojtësin spanjoll për racizëm në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar mes PSG dhe ekipit të Andre Villas-Boas, që triumfoi 0-1 në kryeqytet.
LEXO EDHE: “Pendohem që nuk e godita atë racist, ja çfarë më tha”, Neymar nuk përmbahet
Një sherr i madh shpërtheu në minutat shtesë, duke detyruar arbitrin t’i tregonte të kuqen 5 lojtarëve, teksa përplasja më e madhe ndodhi mes Neymar dhe Alvaros. “Nuk bëhet fjalë për racizëm. Karriera ime ka qenë e pastër deri tani, kam pasur shumë kolegë dhe shokë me ngjyrë gjatë përditshmërisë.
https://www.instagram.com/p/CFHBH-Qlidq/?utm_source=ig_web_copy_link
Ndonjëherë, duhet të mësosh të humbësh dhe t’ia lësh fushës atë çfarë ndodh aty. Tre pikë të pabesueshme, forca Marseille, falënderoj familjen e Marseille“, shkruan 30-vjeçari spanjoll. /abcnews.al