Është bërë një muaj nga ardhja në jetë e Galës, vajzës së Eliona Pitarkës. Në këtë ditë speciale, aktorja ka shkruar disa rrjeshta me fjalë prekëse për të voglën e saj që i ndryshoi tërësisht jetën.
Eliona shkruan: “1 muaj me ty! Muaji më i bukur i jetës time! Nuk e di sa bosh paska qenë jeta ime përpara se të vije ti Gala ime!”. Ajo ka treguar se emrin e ka zgjedhur partneri i saj, të cilin e ka mbajtur jashtë vëmendjes së publikut.
Ardhjen në jetë të saj, aktorja e ka përshkruar si momentin më magjik. “Oh, nuk di ta shpjegoj me fjalë, ishte përtej çdo ndjesie që kemi ndjerë deri më sot! Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra.”, është shprehur aktorja. /abcnews.al