TIRANË- Gjykata e Posaçme caktoi masën e “arrestit me burg” për inspektorin e IMT, Klajdi Zhilla për akuzën e korrupsionit.
Zhilla u vetëdorezua disa ditë pas operacionit te policisë dhe SPAK ndërsa të shtunën në burg u la dhe inspektori tjetër Gerald Fuçia.
Dyshohet se inspektori i IMT, kërkoi 1 mijë euro për të mos prishur tendën në një lokal në Kombinat, në Tiranë.
Ai personalisht është shprehur se nuk ka qenë në dijeni të ryshfetit të kërkuar duke ia hedhur fajin kolegut të tij.
Ka qenë pronari i lokalit në Kombinat, i cili i ka kallëzuar në Polici dhe më pas në koordinim me SPAK inspektorët u kapën në flagrancë duke marrë “plaçkën” e kërkuar/abcnews.al

