Një 25-vjeçar është gjetur i vetëmbytur në kanalin vaditës në fshatin Cengelaj të Peqinit.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilin kishin kallëzuar familjarët se ishte larguar nga banesa më datë 7 dhjetor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al