Pepe vendos rekordin e ri në Kupën e Botës

schedule21:47 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 21:47 - 7 Dhjetor, 2022

Ndeshja e djeshme, mes Portugalisë dhe Zvicrës, e cila përfundoi me rezultatin 6 me 1 dhuroi spektakël. Në fitoren e luzitanëve, emrin në listën e golashënuesve e vendosi dhe mbrojtësi 39-vjeçar, Pepe.

Me golin e shënuar, qendërmbrojtësi veteran vendosi një rekord të ri, duke e regjistruar veten si lojtarin më të vjetër, që shënon në një Kupë Bote, në moshën 39 vjeç, 9 muaj e 10 ditë.

Në këtë mënyrë, Pepe zuri vendin e ish-sulmuesit ikonik të Kamerunit, Roger Milla, i cili shënoi në Kupën e Botës, në moshën 38 vjeç, 1 muaj e 3 ditë. /i.m /abcnews.al

LISTA E GOLASHËNUESVE MË TË VJETËR

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!