“Pep më gjobiti dhe nuk më thirri për ndeshjen e radhës”, Pique kujton përplasjen me Guardiolën

schedule12:58 - 2 Prill, 2023

schedule 12:58 - 2 Prill, 2023

Gerard Pique ka kujtuar sesi Pep Guardiola e ndëshkoi atë që nuk vishej siç duhet në mot të ftohtë.

“Një herë në Barcelonë ishte shumë ftohtë dhe unë dola jashtë me mëngë të shkurtra. Ishte një foto e imja në dëborë dhe me rroba të holla. Pep e pa këtë dhe më qortoi, më gjobiti, nuk më thirri në ndeshjen tjetër dhe më detyroi të paguaj drekën për skuadrën”, tha Pique për Goal.

Pique u kthye në Barcelonë nga Manchester United në vitin 2008, në të njëjtën verë kur Guardiola u transferua nga Barça B për t’u bërë trajneri kryesor i skuadrës. Nën drejtimin e Guardiolës, qendërmbrojtësi bëri 183 paraqitje dhe fitoi 14 trofe në katër sezonet e tij në klub. /G.D abcnews.al/