Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka refuzuar publikisht kalimin tek Juventus. Kreu i pankinës së Mançester Sitit pohon se do të respektojë kontratën me ekipin anglez.
Pep Guardiola shuan ëndrrën e tifozëve të Juventusit. Trajneri spanjoll që drejton skuadrën e Manchester Sitit në Angli ka deklaruar se do të vijojë të qëndroje tek qytetarët për sa kohë ka besimin e drejtuesve.
“Kam një kontrate me Manchester Sitin dhe do ta respektoj. Nuk dua të largohem nga kjo skuadër përsa kohë kam besimin e klubit”, Guardiola.
Ish-trajneri i Bayern Munchen i mbyll përfundimisht derën Juventusit që interesohej për spanjollin. Tashmë trajneri favorit për të përfunduar te kampionët në fuqi të Italisë është Mauricio Sarri, i cili pak ditë më parë fitoi Evropa League me skuadre e Chelseat. Mediat italiane raportojnë se trajneri ka një marrëveshje me drejtuesit e bardhezinjve për një pagë prej 6 mln euro në sezon. Presidenti i Chelseat Roman Abramoviç ka dhënë dritën jeshile për largimin e Sarrit i cili e renditi skuadrën londineze në vendin e tretë në kampionat.
Sarri admirohet nga drejtuesit e klubit juventin për lojën sulmuese që aplikon. Mauricio Sarri ka drejtuar më parë skuadrën e Napolit duke ia vështirësua jo pak rrugëtimin drejt titullit skuadrës së Juventusit./ABC News Albania 24/7