Në Itali nuk e mohojnë kalimin e trajnerit Pep Guardiola te skuadra e Juventusit. Mësohet se trajneri spanjoll i ka kërkuar drejtuesve të ekipit anglez ta lënë të lirë të largohet.
Juventus ka trazuar merkaton e në veçanti atë të trajnerëve. Pas largimit të Masimiliano Allegrit, bardhezinjtë kanë vendosur në listë një sërë emrash ku spikat Pep Guardiola dhe Mauricio Sari. Tekniku spanjoll është ëndrra në sirtar e bardhe-zinjve por edhe më i vështiri për tu arritur. Pas finales me Manchester City, Guardilola e hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me Juventusin por nga dita në ditë dalin në skenë zhvillime të reja.
Luka Momblan, gazetar pranë skuadrës së Juventusit i cili zbuloi kalimin e Ronaldos tek Juventus ka deklaruar se Pep Guardiola i ka kërkuar skuadrës së Mancheser City ta lenë të lirë për të kaluar tek kampionet në fuqi të Italisë.
“Pep Guardiola i ka kërkuar drejtuesve të Manchester City të lënë të lirë për të kaluar tek skuadra e Juventusit. Kam informacione se Guarduola ka një parakontratë me Juventusin për të qëndruar për tre vite në Torino me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Pep është i mërzitur për situatën ku ndodhet klubi anglez. Skuadra është në pritje të vendimit të UEFA ku rrezikohet përjashtimi nga liga e kampionëve. Ka dy sisteme. Sistemi i UEFA dhe Sitit, njëri do të bjerë dhe nëse bie i UEFA-s atëherë do të merrte fund gjithçka.
Nëse diçka e tillë konfirmohet, qëndrimi i spanjollit tek City behet i pamundur. Në krye të bisedimeve qëndron Presidenti Andrea Agnelli”, përfundon gazetari Luka Momblan.
Juventus e mbylli edicionin 2018-2019 me fitoren e kampionatit ndërkohë që dështoi në kupën e Italisë dhe Champions që mbetet ëndrra në sirtar e çdo tifozi bardh e zi./ABC News Albania 24/7