Pentagoni zbulon vendet me më shumë UFO në mbarë botën

schedule15:31 - 5 Shtator, 2023

schedule 15:31 - 5 Shtator, 2023

Qeveria amerikane është jashtëzakonisht e fshehtë kur vjen puna për të dhënë informacione për jetën e jashtëtokësorëve, por në një përpjekje për transparencë, Departamenti i Mbrojtjes ka publikuar një dokument të ri që zbulon “pikat kryesore të UFO-ve” në botë.

Ky dokument përfshin një hartë që zbulon se ku janë raportuar më shumë pamje të UFO-ve, bazuar në raportet midis 1996 dhe 2023. Harta vjen menjëherë pasi një zëdhënës i Pentagonit pranoi se qindra objekte misterioze janë parë “në të gjithë botën”.

Harta zbulon se zonat me më shumë ufo janë Nagasaki dhe Hiroshima në Japoni, brigjet lindore dhe perëndimore të SHBA, duke përfshirë Kaliforninë dhe pjesë të Lindjes së Mesme.

Zbulimi se Japonia dhe një rajon i Lindjes së Mesme duke përfshirë Irakun dhe Sirinë janë vatra të UFO-ve mund të befasojë entuziastët që zakonisht mendojnë që alienët janë parë vetëm në SHBA.

Në veçanti, harta identifikon një zonë në jugperëndim të vendit, që mbulon qytetet e Nagasaki dhe Hiroshima, të cilat ishin të famshme objektivat e sulmeve bërthamore të SHBA në 1945.

Një tjetër nga pikat e nxehta në Japoni është komuniteti i vogël i Iinomachi në prefekturën e Fukushimës, i cili është cilësuar si ‘Qyteti i UFO-ve’.

Në qershor të këtij viti, Laboratori Ndërkombëtar i UFO-ve publikoi gjashtë imazhe të “UFO-ve të mundshme”, raportoi Japan Times, të marra në Kobe dhe Fukushima midis zonave të tjera.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!