Pentagoni ka deklaruar se ushtarët e Koresë së Veriut të vendosur në Rusi janë gati për të luftuar kundër forcave ukrainase.
“Bazuar në atë që [ushtarët e Koresë së Veriut] janë trajnuar për të bërë, mënyrën në të cilën ata janë integruar në formacionet ruse, unë plotësisht pres që t’i shoh ata të angazhuar në luftime së shpejti ,” tha të premten sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin.
Shefi i Pentagonit tha se ai “nuk kishte parë asnjë raport të rëndësishëm” të ushtarëve të Koresë së Veriut “të angazhuar aktivisht në luftime” deri më sot.
Zyrtarët e qeverisë së Koresë së Jugut dhe një organizatë kërkimore thanë këtë javë se Moska po ofronte karburant, raketa anti-ajrore dhe ndihmë ekonomike për Phenianin në këmbim të trupave që ka ofruar për të luftuar.
Kievi, nga ana e tij, paralajmëroi se Rusia kishte mbledhur rreth 50,000 ushtarë, duke përfshirë disa mijëra ushtarë të Koresë së Veriut, për të rimarrë kontrollin e zonave të rajonit të Kurskut të pushtuara nga ushtria ukrainase./abcnews.al