Zëdhënësi i Pentagoni John Kirby ka komentuar situatën e djeshme në aeroportin e Kbaulit. Kirby pranon se përpjekjet e SHBA “dështuan”, duke shtuar se ushtria amerikane është e përgatitur për sulme shtesë.
“Ne ende besojmë se ka kërcënime të besueshme. Në fakt, unë do të thoja kërcënime specifike, të besueshme, ” tha ai.
Më herët në konferencë, Kirby tha se SHBA planifikuan të respektojnë afatin e tërheqjes më 31 gusht.
Pasi ushtria amerikane të jetë larguar, SHBA do të eksplorojë mënyra shtesë për të lehtësuar fluturimet jashtë vendit. “Kjo nuk përfshin domosdoshmërisht ushtrinë e Shteteve të Bashkuara,” thotë ai. /abcnews.al