Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pentagoni: Pothuajse 64,000 njerëz janë evakuuar nga Afganistani

schedule17:15 - 24 Gusht, 2021

schedule 17:15 - 24 Gusht, 2021

Që nga korriku, SHBA ka evakuuar 63,900 shtetas amerikanë, personel amerikan dhe të NATO -s dhe civilë afganë, sipas gjeneralë të ushtrisë William “Hank” Taylor.

Shifrat janë bërë me dije nga Pentagoni.  Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby ka përsëritur se ushtria amerikane është ende duke planifikuar një tërheqje të plotë nga Afganistani deri më 31 gusht, në përputhje me urdhrin e Presidentit Joe Biden në prill. “Nuk ka pasur asnjë ndryshim në afatin kohor të misionit,” thotë ai.

Më herët sot, Shtëpia e Bardhë tha se 21,600 njerëz u nxorën jashtë për një periudhë 24-orëshe vetëm të hënën.

Të hënën, avionët po niseshin nga aeroporti i Kabulit çdo 45 minuta, thotë deklarata, duke shtuar: “Ne jemi të përkushtuar të bëjmë më shumë.”

Gjithashtu në ditën e kaluar, katër fluturime me 1.000 pasagjerë u ulën në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles pranë Uashington DC. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!