Pentagoni ka nisur mobilizimin për kthimin e aniljeve luftarake spitalore, në qendra për të pritur të infektuarit me Covid-19.
Një masë e tillë vjen në kuadër të planit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Sekretari i mbrojtjes Mark Esper ka thënë se Marinës amerikane i është dhënë urdhër tashmë për tu mobilizuar.
Po ahstu, Esper ka thënë se do të shpërndajë 5 milionë maska dhe mjete të tjera mjekësore për ekipet e urgjencës, si dhe 2 mijë respiratorë për t’ju ardhur në ndihmë të infektuarëve.
Pentagoni do të hapë 16 laboratorë ushtarakë për testime të qytetarëve dhe në ndihmë do të thirren anëtarët e Rojes Kombëtare dhe rezervistët.
Deri më tani në SHBA janë infektuar 5 mijë persona me koronavirus dhe kanë humbur jetën 100 të tjerë. /abcnews.al