Pentagoni konfirmon vrasjen e zyrtarit irakian Hashd al-Shaabi

schedule09:15 - 5 Janar, 2024

schedule 09:15 - 5 Janar, 2024

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, Pat Ryder thotë se forcat amerikane morën “veprim të nevojshëm dhe proporcional” kundër Mushtaq Taleb al-Saidi, i njohur si Abu Taqwa, një udhëheqës në Harakat al-Nujaba.

Sulmi vrau Abu Taqwa dhe një nga bashkëpunëtorët e tij, sipas Ryder, shkruan Al Jazeera.

Duke vepruar nën një koalicion të quajtur Rezistenca Islamike, grupet e lidhura me Iranin kanë shënjestruar bazat amerikane në Irak dhe Siri që nga shpërthimi i luftës në Gaza.

Ryder u tha gazetarëve se Abu Taqwa ishte i përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmeve kundër trupave amerikane.

“Është e rëndësishme të theksohet se sulmi u krye në vetëmbrojtje se asnjë civil nuk u dëmtua dhe se asnjë infrastrukturë apo objekte nuk u goditën,” shtoi ai pa dhënë detaje të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!