Pentagoni kërkon “gabimisht” dorëheqjen e Presidentit Donald Trump

schedule13:31 - 18 Nëntor, 2017

schedule 13:31 - 18 Nëntor, 2017

Pentagoni ka kërkuar gabimisht dorëheqjen e presidentit amerikan Donald Trump. Duke shpërndarë një tuiter në profilin zyrtar të tij, departamenti amerikan i mbrojtjes mbështeti kërkesën për dorëheqje të presidentit.

Mjafton shumë pak për të publikuar apo për të shpërndarë gabimisht dicka në rrjetet sociale, e tashmë këtë gjë e di mirë dhe Pentahoni. Departamenti amerikan i Mbrojtjes në fakt ka shpërndarë gabimisht një tuiter të një qytetari amerikan ku kërkohej në mënyrë të qartë dorëheqja e presidentit Donald Trump.

Momentet e tensionit kanë qenë të forta pas këtij incidenti dhe mesazhi u zhduk shumë shpejt nga profili në Tuiter i Pentagonit. Zëdhënësja e departamentit amerikan të mbrojtjes deklaroi se përmbajtja e atij mesazhi nuk mbështetej aspak nga departamenti, pasi lajmi nisi të bënte xhiron e botës. Pentagoni pranoi se mesazhi ishte shpërndarë gabimisht nga një prej operatorëve përgjegjës të profilit në Tuiter.

Profili i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes ka më shumë se pesë milion ndjekës. Por kreu i Shtëpisë së bardhë nuk ka bërë asnjë koment për gabimin e Pentagonit./abcnews.al