Pentagoni bën paralajmërimin: Qëllimi i Putinit ndaj Ukrainës nuk ka ndryshuar

schedule22:07 - 6 Janar, 2023

schedule 22:07 - 6 Janar, 2023

Në një reagim zyrtar Pentagoni është shprehur se qëllimi kryesor i presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar territorin ukrainas nuk ka ndryshuar. Megjithatë shton se forcat ruse vazhdojnë të kenë probleme ushtarake.

“Putini nuk ka hequr dorë nga dëshira e tij për të dominuar Ukrainën dhe vazhdon të aneksojë territorin ukrainas”, tha Lora Cooper, zëvendësndihmës ministrja e Mbrojtjes e ngarkuar me Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, sipas Reuters.

Megjithatë, dobësia e forcave armene ruse “është në konflikt me këto qëllime”, tha Cooper, duke shtuar se trupat ruse kanë moral të ulët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!