Pentagoni ka ngritur alarmin se armë e destinuar për të mbështetur për Ukrainën, rrezikojnë të zhduken gjatë zhvendosjes së tyre përmes Europës.
Në raportin e fundit për këtë çështje, Pentagoni vë re mungesën e theksuar të sigurisë gjatë transportit të armëve, sidomos në disa zona pranë Polonisë.
Shtetet e Bashkuara janë një ndër mbështetëset më të mëdha të Ukrainës në luftën kundër Rusisë, teksa shifra të larta ndihmash në armatim dhe logjistikë janë dërguar pas kërkesave të vazhdueshme të Kievit, që prej nisjes së të ashtuquajturit “operacion special”.
Ndërkohë, që në terren vijon kundërofensiva e trupave ukrainase kundër forcave ruse, për të rimarrë kontrollin e territoreve të pushtuara.
Sipas të dhënave më të fundit, ushtria vendase ka detyruar trupat ruse të tërhiqen në një distancë 3-4 km në frontin qendror, teksa Rusia e mohon këtë gjë duke thënë se gjatë ditëve të fundit ka sprapsur 34 sulme pranë Bakhmutit dhe ka vrarë 1700 ushtarë.