Pensionistët në Tiranë kanë nisur të pajisen me abonenë e cila prej një janarit do tju shërbejë për të udhëtuar me autobuz në kryeqytet pa pagesë.
Për të kursyer kjo e moshuar na tregon se shpesh herë I duhej të lëvizte në këmbë dhe në distanca të largëta.
“Në rast nevoje se më shumë i jap në këmbë se nuk është leku”.
Ndërsa kjo pensionste tregon se me abonenë do të kursejë të paktën 160 lekë në ditë.
“Kam pas shpenzuar dhe 800 e 800 1600 lekë në ditë”.
Për herë të parë vitin e ardhshëm pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë falas.
“Më bën shumë punë mua si pensioniste. Se ne lëvizim, kemi fëmijë”.
Pasi kanë aplikuar pranë Gjendjes Civile të moshuarit janë paraqitur në një prej pesë kioskave të autorizuara nga Bashkia e Tiranës për të tërhequr abonenë mujore.
Interesi i shtuar ka krijuar radhë.
Aboneja duhet marrë nga vetë pensionisti I cili duhet të paraqitet me kartë identiteti dhe të dorëzojë një fotografi brenda 31 dhjetorit.
“Çdo me thënë deri më datë 30 kur të dojë përsoni të vejë ta marri”.
“Kemi vajt tek gjendja civile ku bëmë regjistrimin firmosëm dhe na thanë se pas datës 27 do të komunikojmë ku do ti merrni abonetë. Përmes njësisë ku jemi në Kombinat, mësuam se bëhet këtu”.
Për të eleminuar radhët pensionistët sugjerojnë.
“Sugjerimi im është ta bëjnë 1 vjeçare dhe të ngrenë pikë dhe në Kombinat. Ne nga Kombinati vijmë”.
“Gjashtë muaj ose vjetore do të ishte mirë se ne pensionistë nuk mbajmë dot radhë muaj për muaj”.
Sipas bashkisë rreth 177 mijë pensionistë parashikohet të përfitojnë abone për të udhëtuar me autobus falas në Tiranë.
ABONETE MUND TE TERHIQEN:
- Kioska pas 15 katëshit
- Kioska pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit
- Kioska pranë Bibliotekës Kombëtare
- Kioska te “Brryli”
- Kioska te ish stacioni i trenit./abcnews.al