Pensionistët nesër kanë të drëjtë që të lëvizin dhe të marrin ajër pas një muaji qëndrimi në shtëpi. Në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo pensionistja Gita Dino është shprehur se qëndrimi në shtëpi ka qenë shumë i vështirë, dhe se daljen nesër do e shijojë në çdo moment.
Ndër të tjera në bisedën e saj Dino thekson se në fillim u duk një situatë që do të kalohej shpejt por që me kalimin e ditëve u kuptua se një gjë e tillë tashmë ishte shumë e vështirë dhe që ne duhet të kujdesemi për veten dhe shëndetin.
“Unë jam një nga të shumtët pensionistë që dalim dhe takohemi me shoqërinë dhe mbyllja na ka dhënë një lloj stresi në vetvete. Mbase ju e keni më të madhe por dhe për ne nuk është e lehtë. Qeveria na e ka ndaluar dhe kjo dalje pas kaq shumë kohësh të jep një lloj liri dhe pozitiviteti se ka dhe jetë jashtë jo vetën mbyllur në shtëpi. Është një mrekulli që tashmë pas kaq shumë kohësh ne do të dalim jashtë dhe do të marrim ajër. Mbi të gjitha kënaqem se ëhstë pranverë, të gjithë pemët janë të celura dhe nga natyra është bukur, jemi dhe një cik romantikë. Gëzojmë lirinë, qytetin, dhe do ta gëzojmë meqë e kemi të gjithën për veten”, është shprehur ajo
Lexo edhe: Rama u jep leje pensionistëve: Nesër mund të dilni, por me këto kushte
Ndërkohë pyetjes së gazetarit se si e ka përjetuar gjithë këtë kohë izolimi dhe cili është gjykimi i saj në lidhje me masat e marra nga qeveria, ajo është shprehur se gjithçka që është marrë është marrë për të shtuar jetët e njerëzve.
“Po të dilja dhe të bëja në veten time një “kryengritje”, mund të sëmuresha dhe nëse do të isha në spital nuk do të dilja më. Javën e parë e kisha shumë të lehtë pasi nuk e kisha menduar kaq të vështirë, por me pamjet që pash në televizion dhe lajmet që kam parë deri më tani u trembëm, Brenda shtëpisë gjithçka u bë monotone dhe pse televizioni here here e ka pozitive ndikimin, por edhe duke dëgjuar shumë lajme në lidhje me këtë situatë merr anën negative që dhe stresohesh shumë”, tha Gita Dino, mamaja e balerinit të njohur Marlon Dino. /abcnews.al