Qytetarët shqiptarë po preferojnë të sigurojnë pension pleqërie në privat.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 37 594 anëtarë.
Vetëm në pjesën e parë të këtij viti numri i anëtarëve është zgjeruar me 3% ose 1076 anëtarë më tepër që nga fillimi i vitit.
Nëse e krahasojmë këtë tendencë me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i tyre është rritur me 5.3%./abcnews.al