Pensionet private, ligji i ri në parlament, ofron më shumë lehtësi fiskale

schedule14:15 - 21 Shtator, 2023

schedule 14:15 - 21 Shtator, 2023

Miratohet ligji i ri për fondet e pensioneve private, një draft që ofron lehtësi fiskale për ti bërë këto skema më tërheqëse për individët. Janë një sërë ndryshimesh që parashikojnë ndër të tjera që këto pensione të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm kthimin nga investimi

Parlamenti ka miratuar ligjin për fondet e pensioneve private. Sipas ministrit të Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete drafti ofron lehtësi fiskale dhe synon ti bëjë pensionet vullnetare më tërheqëse për individët.

Kështu, ligji i ri përjashton nga tatimi pjesën e kontributit dhe parashikon tatim vetëm për pjesën e të ardhurave nga investimi i kontributeve.

Efektet që synohen të arrihen janë mbrojtja e interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, përmes vendosjes së standarteve më të larta transparenca, nxitja e pjesëmarrjes në skenë dhe lehtësimi fiskal për anëtarët e mundshëm. Zhvillimi i tregut të pensioneve private dhe nxitjes së konkurrencës në shërbim të interet më të mirë për anëtarët, së katërti forcimi i kuadrit mbikqyres dhe rregullator përmes kërkesave për liçensimin e fondeve për pensionet private” ka thënë ai.

Ligji vjen edhe një sërë risish të tjera duke sjellë dy forma të fondeve të pensioneve private.

Shifrat tregojnë se gjithnjë e më shumë shqiptarët po zgjedhin skemat e pensioneve private pasi numri i personave të përfshirë në këto fonde ka shënuar një rritje të fortë edhe në gjysmën e parë të vitit. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare numri total i anëtarëve në fondet e pensionit privat ka arritur në më shumë se 37 500 anëtarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!