Pensionet Itali-Shqipëri/ Dhoma e Deputetëve i jep dritën jeshile, miraton marrëveshjen

schedule14:11 - 9 Janar, 2025

schedule 14:11 - 9 Janar, 2025

Dhoma e Deputetëve në Itali miratoi marrëveshjen për njohjen e  pensioneve me Shqipërinë.Kjo është hallka e parafundit para se marrëveshja të hyjë në fuqi.Në bazë të saj shtetasit shqiptarë, të cilët punojnë dhe jetojnë në Itali, do t’u njihen vitet e punës dhe po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për  qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri.

Nga të dhënat paraprake rezulton se janë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë në Itali që pritet të përfitojnë nga njohja e pensioneve dhe rreth 4 mijë italianë që jetojnë e punojnë në vendin tone .

Për të përfituar pension, si për personat që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë vendit tonë, duhet që të kenë  minimalisht 15 vite pune të siguruar, ndërsa për të përfituar pension të plotë pleqërie duhen mbi 36 punë e siguruar.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, personat që janë në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore respektive (shqiptarët në Itali dhe italianët në Shqipëri), për të përfituar.

Aktualisht  qeveria ka nisur negociatat  teknike për njohjen e pensioneve me Greqinë. Shqipëria ka finalizuar rreth 20 marrëveshje ndërsa 13 prej tyre, janë marrëveshje që kanë hyrë në fuqi,

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!