Penguan eskortën e Ramës, pranga dy zyrtarëve të PD-së në Librazhd

schedule09:30 - 14 Qershor, 2019

schedule 09:30 - 14 Qershor, 2019

Kryetari i PD-së në Librazhdit Bujar Vreto dhe ish- deputeti i PD Aurel Bylykbashi janë ndaluar nga policia pas protestës së djeshme në kohën kur Kryeministri Edi Rama po udhëtonte për fushatë në Përrenjas. Bashkë me Vreton dhe Bylykbashin janë ndaluar edhe pesë persona të tjerë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 23 protestues. Të enjten pasdite, dhjetëra banorë dolën në rrugë dhe tentuan të pengojnë eskortën e kreut të qeverisë. Aty ndërhynë forcat speciale por turma nuk kontrollohej dhe në drejtim të eskortës janë hedhur kapsolla. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!