Një pengmarrje është verifikuar pasditen e së martës, në rajonin numër 10 të Parisit, në qendër të kryeqytetit francez.
Sipas mediave lokale, në zonë kanë mbërritur agjentë të policisë dhe forcat speciale, të cilat kanë organizuar një operacion shpëtimi.
Sipas një televizioni lokal, personat që po mbahen peng janë të shumtë. Ata ndodhen në një apartament dhe sipas autoriteteve, ngjarja nuk është e natyrës terroriste.
Ndërsa sipas “Lë Parizjen”, autori ka deklaruar se është i armatosur me një bombë dhe një armë zjarri. Ai ka kërkuar të kontaktojë ambasadën e Iranit, për të dorëzuar një tekst të qeverisë franceze. /abcnews.al