Pengmarrja në Kamëz, “zbërthehet” njëri prej të arrestuarve: Po Jan Prenga ishte në resort

schedule11:32 - 31 Janar, 2020

schedule 11:32 - 31 Janar, 2020

Dalin pamjet e të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë ka filluar përpara pak minutave për 4 prej të arrestuarve, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, dhe Elton Hajri.

Ata janë akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajtje peng të personit” ndërsa 30 vjeçari nga Kavaja, Festim Bexhdili dyshohet edhe për “fshehje dhe asgjësim kufome”.

Sipas burimeve të ABC News mësohet se në proces verbalet që policia ka hartuar në ngarkim të tyre, ata nuk kanë qenë dakord me akuzën e ngritur nga prokuroria, dhe nuk kanë pranuar të kenë qenë pjesmarrës të pengmarrjes së Jan Prengës.

Sipas burimeve, një prej të arrestuarve ka pranuar të bashkëpunojë deri diku me Prokurorinë. Ai ka pranuar se trupi i Jan Prengës ka mbërritur në resortin “Golden” në Shijak, por më tej nuk mësohet se çfarë ka deklaruar tjetër ky person.

Gjatë prezantimit të gjeneraliteteve në seancën e sotme gjyqësore, rezultoi se Leonard Hajri është i dënuar edhe më parë për trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për abcnews.al, kjo ngjarje u zbardh nga policia për shkak të pamjeve filmike që vinin nga garazhi i resortit “Golden”, pasi pjesa tjetër e kamerave të sigurisë, dhe filmimet, janë shkatërruar plotësisht nga pjesëtarët e grupit “Hajri”.

Duke qenë se policia ka siguruar këto pamje filmike, prokuroria do të kërkojë “arrest në burg” për të 5 personat e arrestuar.

Fakti që RENEA vijon operacionet për të bërë të mundur vënien përpara përgjegjësisë, dhe të drejtësisë, edhe të personave të tjerë të shpallur në kërkim, tregon se ka persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Konkretisht kemi të bëjmë me Dritan Rexhepin, i cilësuar nga organet e drejtësisë si “mjeshtri i arratisjeve”. Rexhepi ndodhet në burg në Quito të Ekuadorit që prej 2014, nga ku mendohet se nga burgu ka udhëruar pengmarrjen e Jan Prengës.

Gjithashtu i përfshirë ne kete ngjarje eshte edhe biznesmeni Gentian Doci, për të cilin ditën e djeshme RENEA zhvilloi operacionin në Shkodër, por pa rezultat.

Ndërkohë gjatë këtij operacioni, u shoqëruan 2 persona të tjerë, si të dyshuar në pjesëmarrjen e pengmarrjes së Jan Prengës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!