Pengmarrja e Jan Prengës, RENEA operacion “blic” në Shkodër për kapjen e rrëmbyesve

schedule08:17 - 30 Janar, 2020

schedule 08:17 - 30 Janar, 2020

RENEA ka zhvilluar operacion gjatë natës në Bardhaj të Shkodrës për kapjen e personave të cilët janë përfshirë në pengmarrjen e Jan Prengës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar dy persona të familjes Doçi, të cilët dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Policia ka shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë, përveç Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 49- vjeçarit Prenga.

Ndërkaq, në këtë operacion kërkohet edhe arrestimi i një biznesmeni me mbiemrin Doçi, i shpallur në kërkim,  cili është nja nga porositësit e rrëmbimit të Prengës në Kamëz.

https://youtu.be/2fnyYNVJed4

Ndërkohë më herët Policia ka arrestuar tre vëllezërit Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri dhe Leonard Hajri pronarë të resortit Golden në Shijak, ku Jak Prenga u mor peng dhe u dhunua derisa gjeti vdekje, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë skenën. Bashkë me ta u arrestua Olsi Turja dhe Festim Bezhdili. Ndërkaq, një nga personat e shpallur në kërkim është edhe një biznesmen me mbiemrin Doçi.

Jan Prenga u mor peng më 17 janar, ndërsa sipas policisë për shkak të goditjeve ai ndërroi jetë gjatë transportit për në resortin ku do mbahej peng.

Sipas hetimeve 49-vjeçari nuk kishte lidhje të drejpërdrejtë me autorët, por shkak ka qenë konflikti i vëllait të tij në Angli për një ngarkesë lëndë narkotike. Madje nga përgjimet e policisë rezulton sëe i vëllai ka komunikuar me familjarët, ku u kërkon të mos kenë kontakte me policinë dhe se Jani është mirë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!