Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit Hajri për lirim nga qelia duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në datë 31 Janar, arrestit me burg.
Të arrestuarit për rrëmbimbin dhe vrasjen e Jan Prengës janë; Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Olsi Turjan dhe Festim Bexhdili. Ndërkohë vijon të jetë në kërkim Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz që u sekuestrua nga OFL-ja.
Pesë të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Jan Prenga u mor peng, u torturua dhe u zhduk ka ndërruar jetë më datë 17 Janar./abcnews.al