Peng që nuk u largua nga Shqipëria? Flet Vikena Kamenica: Duhet të ofrojmë sa më shumë për t’i mbajtur talentet

schedule13:09 - 4 Maj, 2023

schedule 13:09 - 4 Maj, 2023

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, sopranoja Vikena Kamenica ka treguar se nuk i ka ngelur peng që nuk është larguar nga Shqipëria. Ajo ka theksuar se në momentin që u bë nënë, dëshira për t’u larguar nga vendi, u zhduk tërësisht.

“Nuk mund të them peng se ka qene zgjedhja ime. Mundësitë kanë ekzistuar, kam bërë zgjedhjet e mia dhe pas kam vendosur të jem në Shqipëri. Me lindjen e vajzës më pas çdo gjë ndryshoi përgjithmonë. Nuk kishte më opsion. Deri para lindjes së saj e mendoja diçka, më pas jo”, u shpreh Vikena.

Më tej, ajo ka deklaruar që Shqipëria duhet të ofrojë sa më shumë për t’i mbajtur talentet këtu.

Shumica e kolegëve, sa herë që kam bashkëpunuar me Saimir Pirgun, me Ermonela Jahon që kam realizuar jo një, po dy shfaqje, me Inven gjithashtu. Sa herë ato më kanë thënë duhet të ikësh, po ik. Okay po unë vendosa të qendroj në Shqipëri, kjo ishte një zgjedhje e imja. Por ne duhet të mundohemi sa më shumë të mbajmë talentet brenda, t’u ofrojmë për t’i mbajtur vlerat brenda”, përfundoi artistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!