Peng i dy ekspertizave: 65 familje në Durrës ende me qira

schedule16:11 - 30 Mars, 2022

schedule 16:11 - 30 Mars, 2022

Banorët e pallatit 15, i cili është dëmtuar nga tërmeti i 2019 në qytetin e Durrësit protestuan tek Bashkia.

65 familje vazhdojnë të jetojnë me qira, pasi kanë mbetur peng i dy akt-ekpertizave që kundërshtojnë njëra-tjetrën. E para e përcakton si të dëmtuar, por të riparueshëm, ndërsa ekspertiza e tjetër vlerëson se duhet shembur.

“Mund të jetë i vetmi pallat në Durrës që ka dy oponenca e të dyja të bërë nga instituti ndërtimit. duam përgjigje pse Objekti ynë është kaq mbrapa”, ka thënë ai.

Banorët tregojnë se kanë marrë paratë për riparimin e banesave, por bashkia i ka penguar të kryejnë punimet, për shkak se ju është thënë se pallati do shembet.

“Ka ardhur ekspertiza nga ndërkombëtarët që është DS3. Pse të rri përjashta kam marrë e paratë. S’bëj dot riparime se kanë prerë dritat e ujin. Dikush ka bërë kompromis dhe ne po rrimë përjashta”.

Para një viti gjoja sipas bashkisë një firmë i nxori koston  e dëmit 70% këtu ka diçka të fshehtë’, thotë një tjetër qytetare.

ABC pyeti edhe në bashki për shqetësimin e banorëve dhe na u tha se do ti kërkohet Institutit te ndërtimit një ekspertizë të tretë për të vendosur për fatin e objektit 12-katesh në lagjen 12 të Durrësit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!