Pendohet Ribery: U kërkoj falje të gjithëve, ja çfarë më shqetëson

schedule13:56 - 28 Tetor, 2019

schedule 13:56 - 28 Tetor, 2019

Franck Ribery ishte shumë nervoz gjatë ndeshjes kundër Lazios. Trajneri Montella vendosi ta zëvendësonte me Boateng 15 minuta përpara fundit të ndeshjes dhe francezi u acarua. Nuk donte të dilte dhe dëshironte t’i jepte një dorë ekipit për të fituar ndeshjen.

Rezultati ishte 1-1, por golin e gjetën lacialët nga një aksion që krijoi polemika të shumta. Lukaku ndali në mënyrë të parregullt Sottil, por arbitri vazhdoi aksionin dhe nuk tentoi të shihte pamjet në VAR. Ribery u kap nga kamerat duke shtyrë anësorin Passeri në fund të ndeshjes, një veprim për të cilin pritet të dënohet.

36-vjeçari ka bërë prapakthehu me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ribery i kërkon falje të gjithëve dhe kërkon më shumë vëmendje e respekt nga trupa arbitrare për Fiorentinën.

Më vjen shumë keq për atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar. U kërkoj falje shokëve, trajnerit dhe tifozëve. I kërkoj falje edhe zotit Passeri. Isha shumë nervoz dhe i mërzitur në fund të ndeshjes dhe shpresoj që ta kuptojnë gjendjen time shpirtërore. Dua të luaj gjithmonë dhe të ndihmoj shokët e skuadrës. Pres më shumë vëmendje për Fiorentinën, të njejtën vëmendje që u kushtohet klubeve të tjera, për punën e madhe që po bëjmë çdo ditë të gjithë. “, thekson Franck Ribery. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!