“Pendohem që nuk dëgjova mbretëreshën”/ Lizz Truss rrëfen dështimin në librin e saj të kujtimeve

schedule12:26 - 9 Prill, 2024

schedule 12:26 - 9 Prill, 2024

Lizz Truss, ish kryeministrja britanike e cila mbajti këtë post për vetëm 49 ditë ka rrëfyer në librin e saj të kujtimeve këshillat që i dha Mbretëresha Elizabeta e Dytë në takimin që ajo pati me të.

“Ndiq ritmin tënd dhe puno sipas tij”, më tha mbretëresha 96 vjeçare thotë Truss e cila tregon gjithashtu se nuk e mori parasysh këshillën e mbretëreshës.

Ish kryeministrja Britanike pasi  mori mandatin prezantoi politika radikale te tregut të lire që rrëzuan ekonominë e vendit duke bërë që ajo të dorëhiqej vetëm 49 ditë pasi kishte marrë mandatin duke u bërë kështu edhe kryeministrja më jetshkurtër në historinë e Britanisë.

Në librin “Dhjetë Vite për të Shpëtuar Perëndimin” që pritet të publikohet më 16 prill, Liz Truss shkruan se ndoshta për të do të kishtë qenë më mire që të kishte dëgjuar mbretëreshën.

48 vjecarja ka rrëfyer në këtë libër edhe shqetësimin që pati menjëherë sapo takoi mbretëreshën në shtatut të vitit 2022në Kështjellën Balmoral të Skocicë për shkak të shëndetit të saj.

Truss shkruan se kaloi 20 minuta duke biseduar me ish-monarken britanike, nje bisedë kjo e fokusuar mbi politikën. Ish kryeministrja Britanike shkruan se Mbretëresha Elizabeta e Dytë kishte tipare të mprehta në gjithcka. Ajo ka rrëfyer gjithashtu në librin e saj të kujtimeve tronditjen e thellë që provoi kur Mbretëresha Elizabeta e Dytë u nda nga jeta në Kohën që ajo sapo kishte marrë mandatin e kryeministres. Lizz Truss thotë se nuk ishte përgatitur të përballej me dicka të tillë dhe ceremonia shtetërore dhe protokolli ishte shumë larg zonës së saj të komfortit.

Ish kryeministrja Britanike ka përshkruar edhe takimin e saj të Parë me Mbretin Karl duke thënë se ishte një ndjenjë e cuditshme, duke e përshkruar Karlin e tretë si një tip të ngurtë. Truss thotë se në ato moment ajo dhe mbreti ishin në një pozicion që sapo e kishin marrë dhe jo shumë familjar për ta.

Në librin e saj ish kryeministrja Britanike ka përshkruar etapa të ndryshme të presences së saj në politikën ku janë përshkruar detaje të jetës së saj si deputete, si minister e shtetit, si sekretare e jashtme dhe roli I saj I fundit si Kryeministre. Lizz Trus njoftoi mbi publikimin e këtij libri kujtimesh në muajin shtator të vitit të shkuar dhe tha se donte të ndante me publikur mësimet që kishte marrë përgjatë kohës së saj në qeveri, duke e quajtur veten si e vetmja deputete Konservatore në Dhomën e Deputetëve në parlamentin Britanik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!