Pence sulmon Biden nga Shqipëria: Po punon me Rusinë për programin nuklear

schedule20:05 - 23 Qershor, 2022

schedule 20:05 - 23 Qershor, 2022

Në fjalën e tij në kampin e muxhahedinëve në Manzë, ish-zëvendës presidenti amerikan Mike Pence bëri kritika të forta për qeverinë aktuale të SHBA-ve.

Pence tha se administrata e Joe Biden po me Rusinë për programin nuklear. Ish-zv president bëri thirrje që Biden të tërhiqet nga marrëveshjet bërthamore. Ai tha se Vladimir Putin është përgjegjës për luftën në Ukrainë, ndërsa theksoi se duhet të ndërtojnë një shtet demokratik iranian.

Lexo edhe: Mike Pence në kampin e muxhahedinëve: Hera e parë që vizitoj Shqipërinë, ndajmë një parim për Iranin

“Besimi im na mëson që ne duhet të afinohemi me të mirën dhe të kundërshtojmë të keqen. Si një qytetar amerikan këtu sot ne thërrasim ambasadën Biden që të mbështesë lirinë dhe krijimin e një shteti demokratik në Iran. Ne u bëjmë thirrje që të heqin dorë nga marrëveshja për programet bërthamore me Iranin. Ne nuk do të rinovojmë asnjë marrëveshje të tillë. Paqja është e mundur vetëm përmes forcës.

Nëse Biden do të heqë masat kufizuese regjimit të Iranit, kemi një braktisje virtuale të Izraelit, jemi në këtë kontekst. Më lejoni të jem i qartë. Është një person i vetëm përgjegjës për luftën në Ukrainë, Vladimir Putin duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë dyshim që duke shkuar krah për krah me regjimin iranik, duke hapur gazjellësin në Rusi do të ndodhin fatkeqësi të tjera në Afganistan. E dimë që dobësia lë terren për ligësi dhe ligësia në të gjithë botën flet për dobësitë e administratës amerikane aktuale. Populli amerikan është i fortë dhe qëndron në mbështetje të lirisë. Në vendin tim populli qëndron me ju, për të krijuar një republikë iraniane demokratike”, u shpreh Pence. g.v/abcnews.al