Bujar Pregja, specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing” në ABC, analizoi rastet e dyshimta të hasura në javën e katërt të Superiores. Gjithçka nisi me sfidën Teuta-Vllaznia: “Kemi një gol të anuluar te Teuta, kur Hebaj godet me roveshatë dhe shënon. Sulmuesi është në pozicion jashtë loje dhe vendimi është i drejtë”.
“Kemi një rast tjetër, me Arapin që ndërhyn. Për mua është jashtë zone dhe është faull dhe karton i verdhë. Ka shpejtësi dhe intensitet nga lojtari i Teutës dhe duket sikur e ka prekur. Nuk e dha faull dhe lejoi avantazhin, Vllaznia mund të përfitonte”.
Pastaj u kalua te sfida Tirana-Bylisi: “Te ndërhyrja e Mehmetllarit, kemi ndërhyje jashtë zone. Dy lojtarët luftojnë shpatull më shpatull. Ajo nuk dënohet për faull. Nëse ka shtyrje me dorë ndryshon situata. Topin e ka lojtari i Bylisit dhe kundërshtari e ka shtyrë. Duhej dhënë faull jashtë zone dhe karton i verdhë”.
“Kemi një rast brenda zone, kur kromohet nga këndi. Lojtari i Bylisit shkon për të goditur topin me kokë. Ka një tërheqje nga fanella. Fillimisht janë kapur të dy lojtarët dhe ndoshta duhet ndalur goditja e këndit për momentit. Tërheqja është prezente, kemi faull dhe penallti”.
Në Kukësi-Laçi ka një rast kartoni. Pregja shprehet: “Lojtari i Laçit lufton për topin, zgjat këmbën dhe nuk e kap topin. Lojtari tjetër i Laçit është afër kundërshtarit të tij. Kartoni i verdhë është i saktë”. /abcnews.al