Penalltia e mohuar, lojtarët e Bilbaos nuk kursehen në rrjetet sociale

schedule12:59 - 6 Korrik, 2020

schedule 12:59 - 6 Korrik, 2020

Fitorja e djeshme e Real Madridit në transfertë kundër Athletic Bilbao shkaktoi shumë polemika në Spanjë. Madrilenët fituan falë penalltisë së Ramosit, ndërkohë që vendasve iu mohua një e tillë në pjesën e parë të takimit. Kanë qenë pikërisht dy lojtarë të Bilbaos, të cilët ende janë të inatosur me gjykimin dhe kanë reaguar në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për episodin në zonën e Realit, ku kapiteni Ramos duket qartë që e ka shkeluar Raul Garcian. Ishte Inaki Williams që e postoi momentin në “Twitter”, duke përdorur dy emoji për të shprehur ndjenjat e tij.

Më pas të njëjtën gjë bëri dhe lojtari tjetër i Bilbaos, Unai Lopez. Sërish me dy emoji, ku duket qartë se vendasit e kanë me gjyqtarin për vendimet që mori. Real Madrid vazhdon të jetë në krye të klasifikimit të La Ligës, ku Barcelona shkurtoi mbrëmjen e djeshme diferencën mes tyre në katër pikë pas fitores me Villarealin. /abcnews.al

https://twitter.com/unai10lopez/status/1279782371198451713?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1279782371198451713%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Ffootball%2Freal-madrid%2F2020%2F07%2F05%2F5f020c21268e3e306f8b464b.html

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!