Antoine Griezmann ka dhënë një rrëfim si asnjëherë tjetër për faqen zyrtare të UEFA-s. Sulmuesi i Barcelonës foli për kalimin në Camp Nou, si dhe për atë finale të humbur të vitit 2016, përballë Real Madrid.
“Nuk u largova nga Atletico Madrid që të fitoja Champions League, as që të fitoja trofe të tjerë. Erdha te Barcelona për të mësuar një filozofi të re. Finalja e 2016-ës? Trishtim i madh. Ajo finale gjithmonë do të më torturojë.
Ajo penallti e humbur, është makth. Kisha në këmbët e mia objektivin më të lakmuar të klubit, ëndrrën e shumë tifozëve e gjithçka tjetër, por nuk ia dola”, përfundoi Griezmann./abcnews.al