Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti kanë qenë protagonistë në fundjavë me ekipet e tyre në Serie A.
Portieri priti një penallti të Insigne në ndeshjen që Torino e humbi 0-1 ndaj Napolit por paraqitja e tij ishte e mirë.
Berisha është përfshirë në formacion e javës nga Goal, ashtu sikurse edhe Gjimshiti.
Mbrojtësi ishte titullar me skuadrën e Atalanta, kundër Spezia dhe shënoi golin e avantazhit 1-2 për skuadrën e tij. /abcnews.al